Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Kurti në Fushë Kosovë kërkon 500 mijë vota: “Shtruam sovranitetit në tërë territorin”

Gazeta10
15 Janar 2025 - 19:17

Me ‘sovranitetin’ kryefjalë, Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, u ka kërkuar “500 mijë zemra (lexo: vota)” fushëkosovasve në një tubim zgjedhor.

Kurti po ashtu foli për “zhvillimin ekonomik” në terma të vet shifror të përzgjedhur dhe kanalizuar vetëm në anët supozivisht pozitive.

“Gjatë këtyre katër viteve si qeveri i kemi shtuar vendit zhvillimin ekonomik, sigurinë, kujdesin social dhe kemi shtrirë sovranitetin në tërë territorin e Republikës së Kosovë”, ka thënë Kurti, siç e citoi “Vetëvendosja”.

“Nuk ka pasur familje që nuk e ka ndjerë dorën ndihmëse të shtetit gjatë mandatit”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.