Lajme

Kurti nga ShBA udhëton në Poloni për Forumin e Varshavës për Siguri

Gazeta10
01 Tetor 2024 - 12:12

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për në Poloni, ku bashkë me Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, do të marrë pjesë në Forumin e Varshavës për Siguri 2024.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, është bërë e ditur se në kuadër të këtij forumi, Kurti do të mbajë një fjalim si dhe do të zhvillojë takime bilaterale.

“Në kuadër të Forumit, kryeministri Kurti sot do të mbajë një fjalim mbi temën “Fokusohuni në Ballkanin Perëndimor: lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”. Gjatë qëndrimit në Varshavë dhe pjesëmarrjes në Forum, ai do të zhvillojë takime bilaterale, si dhe do të mirëpritet nga pjesëtarë të mërgatës sonë në Poloni”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 Tetor 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.