Duhet Lexuar

Kurti: Vuçiq s’po pajtohet ta njohë Kosovën

Gazeta10
18 Mars 2023 - 23:54

Kryemistri Albin Kurti ka akuzuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiqin se edhe në takimin e sotëm me BE-në ka ikur nga nënshkrimi i marrëveshjes.

Kurti tha se një tërheqje të tillë, Vuçiqi e bëri edhe në takimin e fundit të 27 shkurtit në Bruksel, raporotn Gazeta10.

Kryeministri Kurti teksa tha se është nënshkruar marrëvshja bazë për aneksin e zbatimi theksoi edhe një herë se presidenti serb nuk po pajtohet me njohjen “de-facto” të Kosovës.

“Ne erdhëm në Ohër për ta nënshkruaj marrëvshjen bazë me aneksin e zbatimit. Kemi arritur pajtim public për një aneks i cili do të udhëzoj zbatimin e marrëvshjes bazë. Pala tjetër njëjtë sikurse në takimin e kaluar në Bruksel më 27 shkurt, po i ikë marrëvshjes. Tash edhe me aneks. I takon BE-së që të gjej mekanizmin për ta bërë statusin e kësaj marrëvshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme. Ankesi i zbatimit do të publikoihet në ëeb faqen e BE-së, dhe do ta kuptoni çka ka e çka s’ka”, tha Kurti para gazetarëve në Ohër./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.