Gazeta10

Kurti priti në takim një delegacion nga Mali i Zi, folën për thellim bashkëpunimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e festës së Pavarësisë së Malit të Zi, mirëpriti sot një delegacion nga ky vend, i përbërë nga udhëheqësi i Drejtorisë për Bashkëpunim me Diasporë-Emigrantë, Arben Jakupi, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj dhe sekretarja e Ambasadës së Malit të Zi, Fedisa Daçiq.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Qeverinë e Kosovës, Lazar Raduloviq.

Në këtë takim u bisedua për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, sidomos nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare dhe energjisë, si dhe për projektet e përbashkëta infrastrukturore.

Kurti e falënderoi Malin e Zi për raportet e mira fqinjësore, për mbështetjen e vazhdueshme në rrafshin ndërkombëtar dhe për bashkëpunimin në nisma rajonale.

Kryeministri po ashtu mori pjesë në festën e organizuar nga Ambasada e Malit të Zi në Kosovë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi.

NË FOKUS

albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
kurti-3
Kurti zgjohet me reagim për veriun - U dërgon mesazhe ndërkombëtarëve dhe serbëve në veri
kerstiq veriu
Gazetari serb nga veriu: Rezistenca e serbëve vdiq sot, mjaftuan disa policë e shok-bomba
346132544_251573380886211_2478339792372512310_n
Pamje dramatike nga rrahja në aeroport (VIDEO)
IMG_6871-1024x700-1
Gruaja kosovare që u vra nga burri në Zvicër, la pas vetes 4 fëmijë
kerstiq veriu
Lëndohet gazetari serb, Branislav Kërstiq, goditet me mjete të forta në Zveçan
p06-191004-314
“Katër fëmijë i kam lënë pa bukë”: Këshilltari i shkarkuar i Konjufcës ankohet për kredin 76 mijë euro
maxresdefault (1)
"Më mirë lexo çfarë thotë pjesa tjetër e botës" - Vazhdon përplasja e ashpër e Von Cramonit me Bashën