Kryeministri Kurti vitin e kaluar pas sulmeve të 7 tetorit të Hamasit doli në mbështetje të Izraelit për t’u vetëmbrojtur derisa shprehi shqetësim për vrasjen e civilëve. Një vit pas, më 1 tetor Kurti sërish u rendit në mbështetje pas sulmeve të Iranit drejt Izraelit. Kësaj radhe, përveç falënderimit të ambasadores izraelit, një i tillë i erdhi edhe nga ministri i Mbrojtjes së Izraelit. “E dimë kush janë miqtë”, shkroi Israel Katz krahas postimit të Kurtit.
Irani lëshoi mbrëmë rreth 180 raketa drejt Izraelit, tha ushtria izraelite. Ky ishte një sulm pak më i madh se breshëria e prillit, ku u lëshuan rreth 110 raketa balistike dhe 30 raketa drejt Izraelit. Sulmi i djeshëm i Iranit ishte në përgjigje të vrasjes nga Izraeli të shefit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
Kryeministri kosovar, Albin Kurti, u rreshtua me shumë liderë perëndimorë për të dënuar këtë akt të Iranit ndaj Izraelit, duke thënë se Kosova e mbështet të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.
“Jemi thellësisht të shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit, në të cilin u lëshuan rreth 200 raketa dhe bashkohemi me qeveritë e tjera në dënimin e këtij agresioni. Një vit pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante. Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe [mbështesim] të gjitha në dënimin e këtij agresioni. Një vit pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante. Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe [mbështesim] të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim të menjëhershëm”, shkroi dje Kurti në X.