Lajme

Kurti takon zëvendëskryeministrin e Polonisë, flasin për mundësitë që Kosova ofron në sektorin e teknologjisë

Gazeta10
02 Tetor 2024 - 15:56

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Varshavë, ka takuar zëvendëskryeministrin e Polonisë, Krzysztof Gawkowski.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërshtetërore.

Tutje, thuhet se me këtë rast, Kurti e ka njoftuar Gawkowskin për mundësitë që Kosova ofron në sektorin e teknologjisë dhe ofertën që paraqet për kompanitë e investitorët nga Polonia.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i Polonisë, Krzysztof Gaëkoëski njëherësh ministër i Çështjeve Digjitale, zhvilluan sot takim bilateral, gjatë të cilit diskutuan për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe potencialin që sektori i Teknologjisë paraqet për thellimin e tyre dhe përfitimin e dyanshëm. Me këtë rast, kryeministri Kurti ndau me zëvendëskryeministrin Gawkowski përparësitë që vendi ynë ofron në këtë sektor dhe ofertën që paraqet për kompanitë dhe investitorë nga Polonia”, thuhet në komunikatë.

Më tej, kanë shkruar se gjatë takimit u theksua vullneti për të bashkëpunuar në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike. Me ç’rast, Gawkowski e përgëzoi Kosovën për vëmendjen dhe investimet në këto dy fusha.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.