Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës pritet të furnizohet me perde e tepisona të ri.
Për këto furnizime, administrata e Kuvendit të Kosovës ka parashikuar të shpenzojë 40 mijë euro.
Zyra e Prokurimit në Kuvendin e Kosovës ka shpall tender për furnizim me tepisona dhe perde, shkruan GAZETA10.
Ky tender është ndarë në dy lote në lotin e parë është parashikuar të bëhet furnizimi me tepisona dhe në lotin e dytë furnizimi me perde.
Për të dy lotot vlera e parashikuar e kontratës është 40 mijë euro.
Kontrata është parashikuar të jetë në kohëzgjatje prej 36 muajsh.
Tenderi është i hapur deri më datën 24 tetor të këtij viti. /GAZETA10/