Gazeta10

Ky është shoferi i dyshuar për aksidentin ku humbi jetën 30-vjeçari në Komoran

Një motoçiklist 30-vjeçar humbi jetën të dielën pasdite, në rrugën “Nazmi Gashi” në Komoran pasi u përfshi në një aksident me dy vetura të tjera. I riu, Gentrit Hajdini, nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdekja e tij u konstatua pasi u dërgua në QKUK.

Për shkaktimin e aksidentit, Policia tashmë ka arrestuar njërin nga shoferët, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, Jusuf Krasniqi, është i dyshuari që u arrestua dhe u dërgua në mbajtje për këtë rast.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Raportohet për një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me drejtues një mashkull kosovar dhe një femër kosovare dhe një motoçiklisti mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekja e të cilit është konstatuar në QKUK.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa drejtuesi i njërës nga veturat e përfshira në aksident i dyshuari kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.”

NË FOKUS

driloni
Ky është personi që shtiu në drejtim të punëtorit të “Extreme Pizza” në lagjen Aktash
MURIC
Ekskluzive: Kanal10 siguron pamjet – Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit
lajmi
Zhduket një grua në Rahovicë të Ferizajt, publikohet fotografia
IMG_9902
Nimani: Koalicioni ynë do të jetë befasia e zgjedhjeve, sipas sondazheve do t’i marrim 15 për qind – Na janë bashkuar 300 profesorë
d636feea-5786-4684-90dc-a770ff120762
Momenti kur ushtari italian i kërkon policit ta largojë veturën zyrtare nga ura e Ibrit (VIDEO)
IMG_8565
Ndahen Santiana dhe Lirimi
aferdita
Afërdita lajmërohet nga palestra, ekspozon linjat trupore në top formë
Klinika-e-Onkologjise
Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj