Një person është gjetur i vdekur në rrugën ”Mërgimtarët e Gjilanit” në Gjilan.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani theksoi se nga hetimet e para dyshohet se viktima i lindur në vitin 1987 u qëllua me armë zjarri.
“Ju njoftoj se me datën 07.11.2024 rreth orës 13:52 kemi pranuar informacion se një person është i shtrirë skaj rrugës ”Mërgimtarët e Gjilanit” në qytetin e Gjilanit. Njësitet policore relevante kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes se bashku me një ekip nga emergjenca e spitalit të Gjilanit të cilët ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Nga hetimet e para dyshohet se viktima shtetas i Kosovës i vitit të lindjes 1987 është qëlluar nga armë zjarri. Ka thënë Hashani.
Tashmë është raportuar se viktima në këtë rast dyshohet të jetë 37 vjeçari, Sokol Osmanin.
Ndryshe, sipas njoftimit të policisë, personi është gjetur pa shenja jete në skaj të rrugës.