Emisari në largim i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pasur një takim me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe ndihmës sekretarin James O’Brien.
Përmes një postimi në X ku njoftoi për takimin, Lajçak ka thënë se është krenar për bashkëpunimin e BE-së me Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë mandatit të tij.
“Misioni im i parë më 2025 më çoi në SHBA. Në Washington DC kam pasur diskutim gjithëpërfshirës mbi Ballkanin Perëndimor me Kasanofin. Jam krenar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm BE-SHBA gjatë mandatit tim”, ka shkruar ai.
Bashkimi Evropian një ditë më parë konfirmoi se është në proces të përzgjedhjes së pasuesit të Lajçakut. Ai do të jetë në postin e lehtësuesit në dialogun Kosovë-Serbi deri në fund të janarit.
Thanks for the invitation @StateEUR O’Brien and DAS Kasanof! Enjoyed our wide ranging discussion tonight. Grateful for the strong 🇪🇺🇺🇸 cooperation in the Western Balkans. pic.twitter.com/3pgeMrDPJ2
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 7, 2025