10plus

Lana Del Rey shpenzoi vetëm 350 euro për fustanin e saj të nusërisë

Gazeta10
01 Tetor 2024 - 8:24

Lana Del Rey thuhet se e bleu fustanin e nusërisë disa muaj para se të kurorëzonte dashurinë me martesë me tashmë bashkëshortin e saj, Jeremy Dufrene.

Krijuesja e hitit “Summertime Sadness” vendosi të blejë fustanin e saj nga Vintage Market nga Trashy Diva në New Orleans në maj.

Çmimi i saktë i fustanit të saj të nusërisë mbetet i paqartë.

Megjithëse, media të ndryshme pohuan se nuk ka gjasa që Del Rey, e lindur Elizabeth Ëoolridge Grant, të kishte shpenzuar më shumë se 350 euro, që është brenda intervalit tipik të çmimeve të dyqanit për fustanet e dasmës.

Dyqani mbart stile nga vitet 1920 deri në Y2K.

Siç kemi raportuar më parë, këngëtarja e “Say Yes to Heaven” u martua me udhërrëfyesin në ‘Airboat Tours by Arthur’ në Luiziana në fillim të kësaj jave.

Çifti organizuan një festë intime me familjen dhe disa miq të tyre më të ngushtë.

Këngëtarja e famshme njoftoi për lidhjen me Dufrene në fund të gushtit.

Megjithatë, një foto në Facebook nga viti 2019 zbulon se dyshja dyshohet se njihen me njëri-tjetrin prej vitesh.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.