Lajme

Largohet një kamerë ilegale në Prishtinë, pronari nuk dihet

Gazeta10
25 Shtator 2024 - 12:44

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) me asistencë të Policisë së Kosovës kanë larguar kamerën e vendosur ilegalisht në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Kryeqytet.

Inspektori i AIP-it, Kushtrim Mustafa, ka thënë për Ekonomia Online se informatën e kanë marrë nga Policia e Kosovës, ndërsa thekson se kamera të tilla që cenojnë privatësinë do të konfiskohen.

“AIP si institucion kompetentë për mbikëqyrjen e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale pas pranimit të informatës nga Policia e Kosovës se në rrugën ‘Xheladin Rekaliu’, ka të vendosur kamera te cilat nuk dihen kontrolluesit e të dhënave personale. Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është konstatuar se e njëjta kamerë duhet të largohet dhe mos të mbikëqyr hapësira publike. Bëjmë thirrje çdo kontrolluesi të kamerave që kamerat te cilat janë në hapësirën publike të njëjtat të largojnë pasi që është kompetencë e Policisë së Kosovës”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se raste të tilla ka pasur edhe në Shtërpcë.

“Është rasti i dytë në të cilën kemi bërë konfiskime pas komunës së Shtërpcës, por çdo herë kur vërejmë që të njëjtat kamera janë duke mbikëqyrë, në këtë rast të kontrolluesit privat ose publik të cilat kanë të vendosur kamera në lokalet e tyre, ne urdhërojmë që kamerat të kontrollojnë vetëm hapësirat e brendshme brenda perimetrit në të cilin kontrolluesi ka pronën e tij. Pronari nuk dihet, Policia e Kosovës na ka njoftuar që kjo kamerë nuk dihet se nga kush kontrollohet, nuk është vendosur nga asnjë institucion i ligjit. Pra ka qenë kamerë me rreze dhe është larguar dhe konfiskuar. Për të gjithë ata që bëjnë të njëjtën veprim urdhërojmë të largohen sepse vëzhgimi i paautorizuar konsiderohet vepër penale”, ka thënë Mustafa.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.