
Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje Prokurorit të Shtetit që të hetojë rastet me tenderët njëburimorë. Këtë e ka bërë në një konferencë për media ku u paraqitën dy anëtarët e kryesisë, Besian Mustafa dhe Visar Azemi, shkruan Reporteri.net.
Deputeti Besian Mustafa, ka thënë se shumica e kontratave të këtyre tenderëve janë të Qeverisë aktuale.
Mustafa numëroi se cilat dikastere kanë dhënë tender njëburimor.
“Vetëm 2.5 për qind të këtyre kontratave janë vazhdim i kontratave të mëhershme ndërsa 97.5 për qind janë kontrata të reja Këto janë kontrata ku nuk lejohet konkurrenca e lirë, negocimi bëhet në katër sy me zyrtarët e ministrisë apo vet ministrat apo përfaqësuesit e kompanisë të cilës i besohet një tender”, tha Mustafa.
“Në ministrinë e Ekonomisë duke përfshirë edhe ndërmarrjen publike që i raportojnë kësaj ministrie, duke përfshirë KEKU-n, postën, Telekomin, kemi për këtë periudhë 152 kontrata të tilla me vlerë prej 124 milionë e 606 mijë e 73 euro. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme ë këtë periudhë kemi 33 kontrata të negociuara në katër sy me vlerë prej 25 milionë e 772 mijë e 698 euro. Në Ministrinë Infrastrukturës ku përfshihet edh e Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kemi 69 kontrata të tilla me vlerë prej 10 milionë 570 ,mijë 71 euro, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit 56 kontrata të tilla me vlerë prej 4milionë e 763 mije 391 euro, në ministrinë e Drejtësisë, pra imagjinojeni në ministrinë e drejtësisë kemi 13 kontrata me vlerë 4 milionë 95 mijë 729 euro”.
“Kontrata për sigurimin e objekteve apo ndërtesave kemi 74 kontrata të tilla me vlerë prej 9 milionë e 539 mijë e 951 euro. Kontrata për ekspert, pra kaq të paaftë janë kjo qeveri kemi 35 kontrata me vlerë prej 1 milion 464 mijë e 596 euro. Kontrata me vetura me qira, katër kontrata 434 mijë e 592 euro”.
“Po veçoj një kontratë një burimore për licenca të mikrosoftit. Në mars të vitit të kaluar kemi një kontratë prej 15 milionë eurove e cila i lejon shtesë 30 për qind tejkalim të kësaj vlere, pra edhe katër milionë e gjysmë, totali 19.5 milionë”.
“Vetëm 2,5 % të këtyre kontratave janë si vazhdim i kontratave të mëhershme. 97.5% e tyre janë të reja, të kësaj Qeverie. Këto janë kontratat ku nuk lejohet konkurrenca e lirë, negocimi bëhet në katër sy nga zyrtarët e ministrisë apo vetë ministrat dhe përfaqësuesit e kompanisë. Të enjten, kemi ftuar seancë të jashtëzakonshme për këtë temë. Të zënë ngushtë dhe të paaftë për ballafaqim edhe ministrat e deputetët e VV-së lëshuan sallën. Në Ministrinë e Ekonomisë kemi për këtë periudhë 151 kontrata të tilla në vlerë 124 milionë e 606 mijë euro. Në MPB kemi 33 kontrata të dakorduara në katër sy në vlerë 25 milionë e 772 mijë. Në MI kemi 69 kontrata me 10 milionë e 570 mijë. Në MKRS 56 kontrata në vlerë 4 milionë e 763 mijë. Në MD kemi 13 kontrata n vlerë 4 milionë e 95 mijë”, ka deklaruar ai në konferencë.
Ndryshe, të enjten LDK-ja kishe thirr seancë të jashtëzakonshme për të diskutuat tenderët njëburimorë.