Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke bërë lojë fjalësh përderisa arsimi është në krizë për herë të parë në vend.
Limaj në Politiko, ka thënë se me këto gjë po i fyen qytetarët me këtë lloj logjike, raporton Gazeta10.
“E ki arsimin në krizë për herë të parë, dhe ti merresh e bën temë në Parlamentin e Kosovës, a i thash vëlla, a më tha vëlla. Cka është kjo? Me ikë prej temës, kjo është me bë hajgare, me të fy. Atyre deputetëve ua bënë mirë, por qytetarëve, bënë lojë fjalësh. Secilin ministri bëhen kanagjeqee të VV-së dhe në borde, tash secilin ministri edhe në bord mundet me bo dasma, mundet me u miqasu”, ka thënë ai./Gazeta10