Drejtoresha e Administratës në Komunën e Obiliqit, Linda Bekteshi ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Hambari” në Kanal 10. Aty ajo ka rrëfyer për jetën e saj profesionale e personale.
Duke folur për jetën e saj në fëmijëri, ajo ka kujtuar edhe kohën e luftës, teksa ka treguar se gjatë asaj periudhe e kishin lëshuar shtëpinë për refugjat.
“Kam qenë 10 vjeçare në periudhën e luftës edhe sot më kujtohet ajo periudhë. Më kujtohet ajo pjesa kur kemi pranuar refugjat në shtëpinë tonë, nuk kemi pas nga të lëvizim nga njerëzit e shumtë në shtëpi. Më kujtohet një moment kur kemi marr vesh se forcat serbe do ta sulmojnë shtëpinë, kur kemi dal nga shtëpia nuk kemi mujt as këpucët me i gjet sepse ka qenë një rrëmujë e madhe e njerëzve në shtëpi. Ne e kemi kalu një pjesë të madhe asaj periudhe në mal”, ka thënë Bekteshi.
Ajo ka kujtuar edhe kohen kur forcat e KFOR-it ishin vendosur aty.
Për më shumë ndiqeni videon: