Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Lista Serbe po punon kundër integrimit të serbëve”, Kërstiqi: Ne duam shtet normal!

Gazeta10
24 May 2026 - 20:59

Gazetari serb Aleksander Kerstiq, i ftuar në emisionin “Politiko”, ka folur për zhvillimet që përfshijnë komunitetin serb në Kosovë dhe rolin e Listës Serbe në proceset integruese.

Ai tha se pajtohet me shumicën e deklarimeve të kandidatit për deputet nga VV, Arbër Rexhaj lidhur me veprimet e Listës Serbe ndaj integrimit të serbëve në institucionet e Kosovës.

“Jam duke u pajtuar me 80 për qind të fakteve që i tha z. Rezhaj për Listën Serbe. Unë do të vazhdoj sot me një tjetër shembull: në Universitetin e Veriut në Mitrovicë është bllokuar nostrifikimi i diplomave të serbëve para institucioneve të shtetit të Kosovës. Lista Serbe ka vite që po punon kundër integrimit të serbëve në shtetin e Kosovës”, deklaroi Kerstiq në “Politiko”.

Sipas tij, veprime të tilla kanë ndikuar negativisht në përfshirjen e komunitetit serb në institucionet kosovare dhe kanë penguar procesin e integrimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.