Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, ka komentuar deklaratën e Kryeministrit, Albin Kurti, për pyetjet e parashtruara nga një gazetare sot për takimin me Lajcakun.
Ajo në Politiko, ka deklaruar se gjuha e Kurtit është fyese, dhe përcmuese ndaj gazetares, transmeton Gazeta10.
“Përveçse flet me përçmim për gazetaren dhe gjininë e saj, se është fyerje që i portretrizon të tilla, që vrapojnë pas tij, madje arave. Zakonisht më shqetëson diskursi që Kryeministri e përdorë ndaj gazetarëve, e këtë e ka adresuar edhe Komisioni Europian në raportin e fundit për vendin, dhe që i referohet gjuhës polarizuese ndaj gazetarëve”, ka thënë ajo./Gazeta10