Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar të enjten se blerja e dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqia është lajm i mrekullueshëm.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka bërë të ditur se sa dronë janë blerë nga Kosova dhe as buxhetin e ndarë për ta.
Megjithatë, Lushtaku u shpreh se Kurti përsëri po gënjen dhe dezinformon opinionin publik.
Sipas tij, “ai nuk ka aftësi për asgjë tjetër, përveç se të gënjej dhe të bëjë propagandë”.
“Kësaj here, këtë e dëshmoi duke u thirrur në raporte të mira me Presidentin Erdogan, të cilin vite më parë e kishte krahasuar me Putinin e Vuçiçin. Për Turqinë kjo ka qenë dhe mbetet e papranueshme”, shkroi ai në Facebook.
Lushtaku pretendon se Turqia ka njoftuar Qeverinë e Kosovës, se blerja e dronëve është bërë e mundur vetëm falë raportit dhe respektit ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi.