Gazeta10

Matjet e UNDP-së: VV-ja rënie drastike, dobët edhe PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) e ka publikuar raportin e pulsit publik, ku ka matur edhe mbështetjen e qytetarëve të Kosovës në lidhje me partitë politike kosovare. E gjetjet janë jashtëzakonisht interesante, duke treguar pëlqyeshmërinë dhe përkrahjen e qytetarëve për partitë politike në nëntor të vitit 2022.

Në pyetjen “A mund të na tregoni cilën parti politike do ta votonit në rast të zgjedhjeveqendrore?”, qytetarët kanë befasuar me përgjigjet e tyre. Rënie të konsiderueshme në mbështetje qytetare, gjithnjë sipas raportit të UNDP-së, kashënuar Lëvizja Vetëvendosje.

Në krahasim me zgjedhjet e 14 shkurtit, ku VV-ja mori mbi 50 për qind të votave, në raportin e UNDP-së, vetëm 28,96 për qind e qytetarëve janë shprehur se do të votonin për VV-në në rast të zgjedhjeve parlamentare. Praka një rënie për 22 për qind nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Rënie ka pasur edhe PDK-ja e Memli Krasniqit, pasi ka marrë 13,34 për qind, duke e rënditur sërish e dyta, po me një rënia gati 4 për qind nga zgjedhjet e 2021, kur i kishte 17 për qind. LDK-ja është është rënditur e treta, ashtu siç ishte edhe në zgjedhjet e 2021 me 3,19 për qind.

Pas saj është rënditur AAK-ja e Ramush Haradinajt, me 6,73 për qind. Tutje, Nisma Socialdemokrate ka vazhduar të jetë larg poshtë pragut elektoral prej 5 përqind, duke marrë vetëm 0,87 për qind.

7,57 për qind e qytetarëve kanë refuzuar të përgjigjen, ndërsa 11,84 për qind kanë deklaruar se s’do të votonin. Që nga zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021, VV-ja, siç shihet edhe nga grafika më lartë, ka pasur një trajektore në rënie, duke e humbur gradualisht përkrahjen në elektoral.

NË FOKUS

IMG_1587
Kurti dhe Sveçla non grata – Sanksionet amerikane, Euronews Albania siguron dokumentin e SHBA-ve
Aksident
Pamje nga momenti i aksidentit të rëndë ku humbi jetën i riu në Skenderaj (VIDEO)
96121685371735-1
Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në veri
albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
351010595_641934294108306_3806447069936236755_n
LAJMI I FUNDIT: Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës
behtiri e matoshi
‘’Mshele atë qene*’’- Eskalon debati mes Bahtirit e Matoshit: Çfarë gjaku ki ti, kallxom?
vvvv
"Mua s'më intereson Serbia, jam kosovar sikur ju" - Kërstiq me tone të ashpëra ndaj Mujës
kushtrimi
Sadiku për deklaratat e Escobarit: Nëse Kurti s’vepron, pritet gjithçka - përfshirë edhe rrëzimin e tij