10 LIVE

Matoshi dyshon për provat që mund t’i ketë Abazi për rastin Dehari: Ai është ‘llafagji’

Gazeta10
21 Shkurt 2023 - 21:03

Komentatori politik, Halil Matoshi në “Politiko” ka folur rreth çështjes së zhdukjes së mostrave të rastit të Astrit Deharit dhe deklaratave që ka bërë dhe ‘’përplasjet’’  e sotme verbale të Kurtit dhe Abazit lidhur me këtë rast, raporton Gazeta10.

Matoshi, ka thënë se doli që Abazi kishte llafologji dhe s’kishte prova për atë që e tha se ekzistojnë video incizime që tregojnë se kush i zhduki mostrat e Deharit, duke theksuar se Dehari ‘’është manipuluar dhe është quar drejt vdekjes hesape të huaja politike’’.

“Shumë situatë fatkeqe, bizare e thashë edhe herën e kaluar që nëse deputeti Haki Abazi posedon prova materiale, praktikisht do të ishte një fillim i një fundosje të një regjimi. Por, kisha frikë se ky nuk ka prova, por ashtu doli, me gjasë ky ka veç llafologji. Prej një propaganduesi të tmerrshëm të liderit politik të VV-së e deri te një kundërshtar i egër e paskrupull politik, në mes këtyre dy skajeve palaqizëm qysh po e quan edhe ky vet liderin e tij (v.j Kurtit). Kështuqe është për keqardhje që vet i ndjeri Dehari, i cili mirë e keq ka pas idealin e tij, bindjet e tij politike dhe është manipuluar me to dhe është qu në vdekje për hesape të huaja, për politika të huaja, politikave pa krye, e politikave anti-shtet. Këto po dëshmohen edhe sot”, ka thënë Matoshi.

Tutje, Matoshi ka thënë se interesi i Qeverisë aktuale është që kurrë mos të zbardhet rasti Dehari./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.