Komentatori politik, Halil Matoshi, ka thënë se Franca si cdo shtet tjetër është pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
Matoshi në Politiko, ka thënë se qytetarët nuk munden pa sha, mendojnë se “për punë tona, na ka faj dikush”, raporton Gazeta10.
“Sipas raporteve të medieve, së fundmi thuhet se Franca është pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Njerëzit me padurim presin me sha dikë, nëse jo analistave, e shajnë Francën…Kemi ardhë në një pikë kritike, ku mendojmë se për punë tona, na ka faj dikush”, ka deklaruar ai./Gazeta10