Analisti politik, Halil Matoshi ka folur për koalicionet e mundshme që mund të ndodhin mes partive politike në zgjedhjet e shkurtit.
Matoshi ka vlerësuar se një koalicion i mundshëm PDK-LDK-AAK do të ishte “shpëtimtar” për shtetin e Kosovës.
“Këto tri palë kanë qenë në Qeveri. PDK-ja s’ka qenë po e ka ndihmu koalicionin e qeverisë Hoti. Ky koalicion i madh do të ishte i pamundshëm, megjithëse unë e shoh si të vetmin shpëtimtar të shtetit të Kosovës”, ka thënë Matoshi.
Ndryshe, zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt të këtij viti. /Gazeta10/