Uncategorized

Matoshi: Qeveria e keqpërdori ushtrinë, Bajqinovci i reagon: Lena me folë, mos boni zhurmë!

Gazeta10
14 Nëntor 2024 - 21:48

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci dhe Arbër Rexha janë përplasur ashpër me gazetarin Halil Matoshi, teksa po diskutonin për armët dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Shumëfishim të blerjeve të armatimit, 230 milionë euro po e jap shifrën e saktë, pa e përfshirë blerjen e këtyre viti, blerja e dronëve luftarakë, blerja e sistemit amerikan”, është lavdëruar deputeti Arbër Rexha.

Ndaj Rexhës ka reaguar ashpër gazetari Matoshi.

“Po nuk ka ekzistu as ushtria kur e ka ba dikush”, është kundërpërgjigjur Matoshi.

“Nënshkrimi i marrëveshje bilatarale…”, ka vazhduar Rexha, por është ndërprerë nga Matoshi.

Megjithatë, Bajqinovci ka reaguar duke i thënë “Lena me folë, mos boni zhurmë”.

“Të arritunat dhe armët që blehen në ushtri s’janë në debat hiç. Po këta po e keqpërdorin ushtrinë e këtij vendi. Nuk shkohet mu fotografu me drona, me ba cirkuz”, ka thënë përsëri Matoshi.

/Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.