Lajme

Mbyllet Administrata Tatimore Serbe në Mitrovicën e Veriut, hapet rast për falsifikim dokumentesh

Gazeta10
08 Janar 2025 - 10:12

Administrata Tatimore e Serbisë e cila vepronte ilegalisht në Mitrovicën e Veriut është mbyllur sot nga autoritetet e Kosovës, ndërsa Policia ka sekuestruar dokumentacionin dhe ka hapur një rast për falsifikim dokumentesh.

Sipas zëvendëskomandantit të Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, njësia kundër krimeve ekonomike ka ndërhyrë në objektin ku funksiononte institucioni paralel serb.

Në vendngjarje përveç policëve të njësisë kundër krimeve ekonomike shihen edhe dhe tre pjesëtarë të EULEX-it.

Një pjesë e stafit tashmë ka lënë ambientet e objektit, duke marrë me vete sendet personale.

“Ky është një institucion paralel. Kemi sekuestruar dokumentacionin dhe kemi hapur rastin për falsifikim të dokumenteve”, ka deklaruar Elshani.

Nga Rubrika
Lajme
18 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.