Nuk kanë kaluar ende 24 orë nga zbulimi i vrasjes së rëndë në Shënavlash të Durrësit, ku Esmerald Balla vrau babanë e tij dhe më pas trupin e ka hedhur në një pus.
Sipas dëshmisë së dhënë në polici, 30-vjeçari ka treguar se me 13 gusht, si çdo ditë, me te atin shkoi për t’u kujdesur për kafshët dhe aty ka nisur konflikti fillimisht për kujdesin e kafshëve, e më pas biseda ka vijuar për paratë.
Kjo ka ndodhur pasi Esmerald Balla po ndërtonte një shtëpi tëre dhe duhet t’i jepte ndërtuesit 30 mijë euro, por paratë mungonin.