
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, çështjen e Statutit të Asociacionit e ka shpjerë në Presedan të rrezikshëm duke e nxjerrë jasht domenit kushtetues dhe ligjor. Në këtë rast, duhet rikujtuar Kurtit atë që e thotë titani i diplomacisë amerikane Henry Kissinger se “veprimet Ilegale që bëhen menjëherë, (pra tashti) përkthehen në veprime afatgjate antikushtetuese (që marrin shumë kohë.)”
Shkruan: Halil Matoshi
1.Çka tash?
Qeveria e Kosovës por edhe politikanët e opozitës duhet të sillën me përgjegjshmëni dhe kujdes maksimal e racionalitet për t’a rikthyër besimin e qytetarëve serbë në veri të vendit, duke i mbrojtur të drejtat e njeriut dhe liritë civile si dhe për riparimin e përplasjeve me partnerët strategjikë (ShBA-në, NATO-n dhe BE-në) e duke u zotua se do ta zbatojë Marrëveshjën e Ohrit me përpikmëni e pa obstruksione.
2.Policia e Kosovës deri më tash, po i trajton qytetarët dhe pronat si dhe të drejtat e liritë e tyre, në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme për çka duhet lavdëruar.
3.Besohet se Operacioni i 26 majit do ta përshpejtojë zbatimin e Marrëveshjës së Ohrit, pra Kryeministri Kurti do të kthehet në legalitet për sa u përket procedurave Kushtetuese për themelimin e Asociacionit, kurse Aleksandar Vučić duhet t’i inkurajojë serbët e katër komunave veriore të Kosovës që të kthehen në institucionet e ligjshme të shtetit kosovar përfshi edhe pranimin e rendit simbolik të tij.
Serbia duhet ta pranojë realitetin se nuk do të këtë një Republika Srpska të dytë në Kosovë, pra jo Asociacin me kompetenca ekzekutive, kurse Kosova pranon zgjedhje të jashtëzakonshme për pushtetin vendor në katër komunat veriore në afat optimal për tre muej, që do të kishin legjitimitet popullor e demokratik.
4.Në ndërkohë objektet komunale do të duhej të siguroheshin nga KFOR-i, kurse politika të mendonte për një funksionalitet me një pushtet mikst – transicioni – të kombinuet, kryetarët aktualë me ekspertë, drejtori me pjesëtarë të komunitetit serb si shumicë dhe me mbikqyrës të BE-së (misioni Eulex);
P.S.
Princi Talleyrand, ministri i jashtëm i Napoleonit, vërejti në mënyrë legjendare atë që mendjet militariste rëndom nuk e mendojnë: “Mund të bësh shumë gjëra me bajoneta, përveçse me u ul mbi to”.