Pas reagimit ndaj qasjes me policinë e Kosovës, deputeti i VV-së Dimal Basha ka vazhduar përplasjet me raportuesen për Kosovën në parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Basha fillimisht i reagoi Cramonit për “ofendimin ndaj policëve kosovarë dhe mentalitetit imperialist”.
Von Cramon e ka këshilluar deputetin Basha në Twitter, të lexoj se çfarë thotë pjesa tjetër e botës.
Ajo i kërkoi Bashës që të marrë për referencë deklaratën e lëshuar bashkërisht nga Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Kosovë.
“Më mirë të lexoni se çfarë thotë pjesa tjetër e botës në vend që të më sulmoni mua. Deklaratë nga ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Kosovë”, – shkroi Cramon.
News showing @ViolavonCramon , an EU MP, insulting our police officers and questioning their duties! Not even their commander talks to them like that!
— Dimal Basha (@dimalbasha) May 28, 2023
This is an imperialist mentality and embarrasing to witness. Imagine a EU MP walking around Germany questionin 🇩🇪 police!