Në emisioni “Adresa e ankesave”, me Arben Ahmetin në Kanal10, qytetarë të shumtë kanë adresuar ankesat e tyre ku kanë shprehur hallet e tyre me të cilat përballën në përditshmëri.
Sot një qytetar nga Deçani ka treguar se disa fëmijë si dhe fëmijët e tij në Lumbardhë të Deçanit nuk kanë filluar mësimin në shkollën e re e cila është ndërtuar këtë vitë, por që mbajnë mësimin ende në dy shkolla të vjetra dhe në kushte jo të mira.
Tutje qytetari nga Deçani ka treguar se njëra shkollë në të cilën fëmijët tashmë mbajnë mësimin më herët është përdorur si një magazinë për mbajtjen e druve dhe është në gjendje jo të mirë.
“Një shkoll ku vijon mësimin fëmijët e mi është një shkollë këtu në Lumbardhë të Deçanit ku është ndërtuar një shkollë e re ktu por që fëmijët nuk kanë filluar mësimin nuk edi ku është problemi kemi fol edhe me drejtorin por nuk edi pse s’lejojn. Mësimi tash ka filluar në dy shkolla në njërën ku më herët i kanë mbajtë drutë aty tjetra i plotëson pak kushtet”, ka thënë qytetari.