Në mesazhin e tij në Ditën Ndërkombëtare Kundër Islamofobisë, Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, përmes një postimi në Twitter ka deklaruar se do të vazhdojnë luftën e tyre të vendosur kundër të gjitha llojeve të krimeve të urrejtjes.
“Sot është “Dita Ndërkombëtare Kundër Islamofobisë”. Në këtë periudhë të sulmeve në rritje kundër fesë së paqes, Islamit, lufta jonë e vendosur kundër të gjitha llojeve të krimeve të urrejtjes do të vazhdojë. Në Ditën Ndërkombëtare për Luftimin e islamofobisë, ne përsërisim vendosmërinë tonë për të luftuar të gjitha krimet e urrejtjes”, shkroi kryediplomati turk.
Në mesazhin e tij ai bashkangjiti fotografinë e xhamisë Nur, e cila ishte objektiv i një sulmi terrorist në Zelandën e Re, më 15 mars 2019. /Gazeta10/
Bugün “İslamofobi ile Mücadele Uluslararası Günü”. Barış dini İslam’a yönelik saldırıların arttığı bu dönemde, her türlü nefret suçuyla kararlı mücadelemiz sürecek.
On International Day to Combat #Islamophobia, we reiterate our resolve to fight all hate crimes. pic.twitter.com/RiLSDqB0GI— Mevlüt Çavuşoğlu (@MevlutCavusoglu) March 15, 2023