Lajme

Mobilizimi për 9 shkurtin, Abdixhiku: Nga 5 degë të Prishtinës janë propozuar 20 kandidatë për deputetë

Gazeta10
26 Shtator 2024 - 18:04

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur me takime mobliziuese për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se nga pesë degët e LDK’së në Prishtinë, tashmë janë propozuar 20 kandidatë.

“Ata pas vetes mbajnë jo vetëm një përvojë të pasur, por edhe një karrierë të pastër. Krenar me secilin prej tyre; i bindur me përkushtimin e tyre ndaj vendit e qytetarëve. Me ta dhe çdo qytetar, do të flasim për planin tonë kundrejt ngecjes së tanishme. Për planin tonë për fëmijë e familje, për paga më të larta e përballueshmëri të çmimeve. Për një Kosovë të zhvilluar e me investime, të fortë, të hapur e në rrugëtim të palëkundur euroatlantik”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka njoftuar edhe për takimet që do të mbajnë me strukturat e partisë.

“Do të mbajmë një takim të madh me të gjitha strukturat, për të vazhduar me takime nëpër çdo lagje, çdo shtëpi e çdo pjesë të Prishtinës”, ka shkruar Abdixhiku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 Tetor 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.