Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Momenti kur kryeministri Kurti e lë jashtë kombajit ministrin Peci, ai tenton ta hap derën

Gazeta10
10 Korrik 2024 - 15:32

Kryeministri i vendit, Albin Kurti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci sot udhëtuan drejt Malishevës, saktësisht në fshatin Bubavec.

Nga atje u bë e ditur se janë kultivuar rreth 27 hektarë grurë.

Madje nga kryeministri Kurti dhe ministri Peci u tha se kjo verë do të garantojë bukën e motmotit, me ç’rast premtuan edhe më tej mbështetje përmes subvencionimit.

Kryeministri Kurti, ka thënë se Qeveria ka dhënë mbështetje fushës së bujqësisë me buxhet rreth 100 milionë euro. Kurti ka thënë se kanë shkurtuar edhe procesin e aplikimit për subvencione.

“Pamë korrjen e grurit në një vend që ka qenë djerrinë ku paraprakisht janë nxjerr 260 metra kub grurë, siç tha edhe fermeri, djerrina me grurë është bërë arë me grurë dhe është në funksion të programit tonë që bukën e motmotit ta kemi tonën. Buka jonë në sofrën tonë nga toka jonë.Do të vazhdojmë me punë të mira, ky duket të jetë viti me të cilën me prodhimtarinë e shtuar prej 140 deri 150 mijë grurë do ta mbulojmë dhe tejkalojmë importin që e kemi pasur me 139 mijë në vitin e kaluar. Gjithë kjo po tregon që kjo verë e garanton bukën tonë, në sofrën tonë nga toka jonë, pra prodhimtari vendore pa pasur nevojë për import”, u shpreh Kurti.

Por ajo çfarë bie në sy në një video të publikuar së fundi është momenti kur Kurti vendos të drejtojë mjetin e bujqve në fshatin Bubavec, e që jashtë tij e lë ministrin Peci.

Madje ai shihet duke e tërhequr derën që të tentojë të futet brenda kombajit, anipse kryeministri e la jashtë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.