Në emisioni “Adresa e ankesave”, me Arben Ahmetin në Kanal10, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka folur lidhur me ankesat e disa qytetarëve për hallet me të cilat përballën në përditshmëri.
Në një lidhje direket me Arben Ahmetin, Muhaxheri ka folur edhe për projektet që janë duke u realizuar në këtë komunë.
“Jemi duke e përfunduar murin e lumit për këtë vit, kanalin në Lagjen “2 Korriku” edhe aty kanë mbetur diku rreth 40 metra, po besoj se deri në fund të tetorit do të përfundojmë. Sheshi ka filluar, po e vazhdojmë pjesën e sipërme të sheshit. Dje e kemi përfunduar një urë 29 metra. Sheshi pritet që të përfundoj deri në mars ose prill, varet nga kushtet atmosferike”, ka thënë Muhaxheri në Kanal 10.
Duke folur për ankesat e qytetarëve lidhur me ndriçimin publik në lagjen “Ali Hysi, Muhaxheri ka thënë se do ta dërgojnë operatorin për rregullimin e këtij problemi.
“Ne i kemi vendosur 2 mijë trupa ndriçues, dhe me procedurat që i kemi vendosur 9 vjet diku 3 mijë e 500 deri në 4 mijë mundemi më i ndërru kur të prishen. Kjo është procedura, ndonjë here operatori ia qëllon me ndonjëherë jo, por qytetarët duhet ta dinë që të gjitha përnjëherë nuk mund të ndërrohen”, ka thënë tutje Muhaxheri. /Gazeta10/
Për më shumë ndiqeni videon: