Sipas deputetës së PDK-së, Ganimete Musliu, pas Serbisë, LVV është përfituesja më e madhe politike e praktike nga Gjykata Speciale. Musliu thotë se bartës politikë të LVV-së kanë punuar në nëntokë për të themeluar Gjykatën Speciale, e siç thotë ajo, kjo parti nuk ka votuar asnjëherë kundër Gjykatës Speciale, “ata vetem deklartivisht janë shprehur gjoja janë kundër saj”, shprehet deputetja Musliu.
“LVV kundershtonte themelimin e Gjykates Speciale në Hagë nga Kuvendi i Kosoves, veç sa për “sy e faqe” sepse në prapavi punuan fort që kjo gjykatë të bëhëj”, thotë Musliu.
“E dimë ne e do ta dinë edhe brezat që vijnë se kush është Hashim Thaçi e Kadri Veseli e kush ishte Albini e Dejona. ATA do të kthehen me lavdi e ju do të kujtoheni për tradhëti. Zgjedhjet erdhen, ju shkuat”, shkruan Musliu në Facebook-un e saj.