Lajme

Musliu-Shoshi e merr fjalën në Asamblenë e KiE-së, kërkon që anëtarësimi i Kosovës të futet në agjendë

Gazeta10
01 Tetor 2024 - 14:57

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shosh, e cila po merr pjesë në hapjen e sesionit vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka kërkuar që çështja e anëtarësimit të Kosovës të futet në agjendë.

Në emër të delegacionit të Kosovës, në fjalën e saj, ajo ka kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm që çështja e anëtarësimit të Kosovës të futet në agjendën e takimit të radhës të Këshillit të Ministrave të KiE-së, i cili do të mbahet në maj të vitit të ardhshme.

“Sekretar i Përgjithshëm faleminderit për fjalën tuaj! Në emër të delegacionit të Republikës së Kosovës, dëshiroj t’ju përgëzoj për emërimin tuaj, ju dëshirojmë suksese! Angazhimi dhe përkushtimi juaj për funksionimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut largon dyshimin në këtë proces për të drejtën e merituar të Kosovës për të qenë pjesë e këtij institucioni. Jemi të përkushtuar dhe mirëpresim mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj për të qenë në axhendën e takimit të radhës ministror në maj 2025!”, ka shkrua Musliu-Shoshi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.