Kronika e Zeze

Ndalohet një kamion me targa serbe në Bërnjak, iu gjetën disa akumulatorë dhe pjesë për vetura

Gazeta10
16 Janar 2025 - 10:52

Të mërkurën, një kamion me targa të Serbisë është ndalur në Bërnjak të Zubin-Potokut, ku gjatë kontrrollit iu janë gjetur disa akumulatorë dhe pjesë për vetura.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kamioni me mall është dërguar në terminal doganor.

“Bërnjak, Zubin-Potok / 15.01.2025 – 14:50. Është ndaluar një kamion me targa të Serbisë në të cilin ishin dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit iu gjetën disa akumulatorë dhe pjesë për vetura. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kamioni me mall është dërguar në terminal doganor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.