Gazeta10

NDI mohon se sondazhi për rënditjen e partive politike i publikuar sot në disa media është i tyre

Sot në mediat vendore, përfshirë edhe Gazeta10, është publikuar një artikull me titull “Sondazhi i fundit i NDI: Rënie e madhe e Vetëvendosjes, PDK-ja e dyta”.

Ky artikull është demantuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI).

Ata kanë thënë se dhënat e sondazhit që janë publikuara nëpër media për renditjen e partive politike në Kosovë nuk i përkasin atyre. Publikimi i këtij lajmi, që i atribuohet NDI, është bërë në ditën kur Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) e ka organizuar konferencën që i kushtohet dezinformatave, DISICON.

Sqarimi i plotë i NDI-së:

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) është njoftuar për një raportim që po qarkullon në media sot, i cili pretendohet të japë rezultate të një sondazhi të NDI-së për renditjen e partive politike në Kosovë. Atribuimi i këtij raporti nuk është i vërtetë dhe nuk i përket NDI-së.

Sqarim nga Gazeta10: Ky artikull është edituar, pasi që fillimisht Gazeta10, ka raportuar bazuar në informacionet e mediave vendore ku edhe është cituar media nga e cila është publikuar ky artikull.

Gazeta10 nuk ka pasur për qëllim raportimin e pasaktë ose të rrejshëm , andaj edhe ju kërkon falje lexuesve të saj të cilët kanë mundur të bien pre e raportimit të pasaktë. Lajmi tanimë është përditsuar pas sqarimit nga ana e Instituti Kombëtar Demokratik (NDI).

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?