Gazeta10

Nënkryetarja e Prishtinës nga PDK: Kam kërkuar informacione shtesë dhe materialet për kontratën 750 mijë euro të Prishtina Parking

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se pas ngritjes së pikëpyetjeve për kontratën 750,000 euro të NPL Prishtina Parking për “Shërbim me softuer për menaxhimin me parkingje publike në Komunën e Prishtinës”, ka kërkuar informacione për të parë materialet e këtij procesi e pastaj për të dalë me qëndrime e vendime meritore.

Ajo ka shkruar në faqen e saj në Facebook se asocimi i kësaj kontrate me qeverisjen e PDK është qesharak dhe tendencioz.

Raportimet mediale gjatë ditës e kamë lidhur emrin e PDK pasiqë kreshefi aktual i Prishtina Parking ka qenë shumë vite më parë anëtar i PDK ppr i njëjti pasi është bërë pjesë e e ekipit të Shpend Ahmetit sa ishte në Vetëvendosje është emëruar në pozitën e kryeshefit.

Reagimi i plotë i nënkryetares Donjeta Sahatçiu:

Shumë pikëpytje në kontratën 750,000 euro të NPL Prishtina Parking për “Shërbim me softuer për menaxhimin me parkingje publike në Komunën e Prishtinës.”

Lajmi tendencioz për asocimin e kontratës nën dyshime me qeverisjen e PDK në Prishtinë, të udhëhequr nga unë, është qesharak. Nëse është dikush në Kryeqytet që mund të thirret për ekspertizë në shërbime të tilla me softuer – jam unë. Dhe unë, jam edhe Nënkryetare e Kryeqytetit nga PDK.

Nuk njihem për nguti. Derisa pres të pajisem me të gjitha informatat dhe materialet e këtij procesi nga kërkesa e parashtuar tek Kryeshefi i ndërmarrjes për konstatim përfundimtar, do të mbaj distancë në prononcime shtesë lidhur me këtë çështje.

Në ndërkohë ju siguroj që derisa jam në Kryeqytet, nuk do të ketë tolerancë në keq-qeverisje dhe nuk do të ketë heshtje për procese të dyshimta. Aq më pak në digjitalizim. As tash, as kurrë./Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë