Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur paraditen e sotme në Francë, ku 4 fëmijë u qëlluan për vdekje me thikë.
Pamjet e tmerrshme tregojnë një refugjat sirian duke goditur me thikë në mënyrë të përsëritur një fëmijë që ishte në karrocë përpara nënës së tij që bërtiste, në një shesh lojrash që pa gjithësej 8 fëmijë që u plagosën.
Sulmuesi, i identifikuar si Abdalmash H, 31 vjeç, deklaroi dy herë ‘në emër të Jezu Krishtit’ teksa nisi tërbimin e tij ‘të neveritshëm’ në një park buzë liqenit në qytetin Annecy, një pikë e nxehtë turistike në Francën juglindore, rreth orës 9:45 të mëngjesit.
Video shqetësuese tregon sulmuesin duke vrapuar në sheshin e vogël të lojërave dhe duke goditur vazhdimisht me thikë një fëmijë në karrocën e tij, ndërsa nëna e tij duke bërtitur përpiqet ta mbrojë atë nga sulmi.
Pamjet e mëtejshme dramatike tregojnë sulmuesin, duke u ndjekur nëpër park nga vendasit dhe policët, përpara se të qëllohej nga një oficer policie dhe të binte në tokë.
Dëshmitarët e tmerruar thonë se nënat vrapuan pranë fëmijëve duke bërtitur ‘ikni, vraponi’ si pasojë e sulmit të furishëm.
Katër fëmijë të moshës nga 22 muaj deri në tre – përfshirë një vajzë britanike – dhe një i rritur u plagosën rëndë në sulm. Dy nga viktimat e reja dhe i rrituri ndodhen tani në një gjendje të rrezikshme për jetën në një spital aty pranë.
Dëshmitarët thanë se vrasësi me thikë kishte filluar të sulmonte fëmijët e moshës parashkollore ndërsa ata po luanin në një shesh lojërash. Ata thanë se ai kishte nisur sulmin e tij mbi të vegjlit sepse ata ishin ‘shënjestra të lehta’.