Lajme

Nëntëfishohet çmimi i shtëpizave në sheshin e Prishtinës, nga 500 Euro sa ishte verës “kcen” në rreth 4500 dimrit

Gazeta10
09 Nëntor 2024 - 15:10

Edhe njëzet ditë kanë mbetur deri në fillimin e aktivitetit që organizohet çdo fundvit “Verë N’Dimën”, ku shtëpizat festive vendosen në sheshet e Prishtinës. Por një lajm jo i mirë vije për bizneset gastronome që janë të interesuara të kenë shtëpizën e tyre këtë fundvit në sheshet “Zahir Pajaziti”, “Skënderbeu” ose “Xhorxh Bush”. Çmimet janë rritur. Për dallim nga organizimi i ngjashëm gjatë mujave të verës, tash është nëntëfishuar çmimi i shtëpizave për fundvit. Nga 500 Euro sa ishte çmimi për një shtëpizë gjatë verës, në fundvit kap shifrën afër 4500 Euro për stinën e dimrit, shkruan Reporteri.net.

Të gjitha bizeneset që duan të kenë një shtëpizë për fundvit sivjet në sheshin e Prishtinës duhet të paguajnë nëntëfish më shumë sa kanë paguar gjatë verës për aktivitetin e njëjtë. Ndërsa verës kanë paguar për një shtëpizë rreth 1000 Euro, sivjet do të paguajnë nëntëfish më shumë, rreth 4500 euro dimrit.

Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar dokumentin që tregon se çmimi për një shtëpizë në sheshin e Prishtinës për aktivitetin “Verë N’Dimën”, do të kushtojë 3900 Euro pa TVSH, ndërsa kur të shohet edhe TVSH-ja përllogaritet ta kap vlerën afër 4500 Euro në total.

Kurse, krahasuar me çmimet për shtëpizë në vitin e kaluar, në të njëjtin organizim “Verë N’Dimën”, këtë vit çmimi është pesëfishuar. Vjet për shtëpizë “Verë N’Dimën” bizneset kanë paguar në total rreth 1000 Euro.

Ndërsa, bizneset për vendosjen e një shtëpize gjatë stinës së verës për një organizim të ngjashëm në sheshin “Xhorxh Bush”, kishin paguar veç nga 500 euro çmim fiks Komunës të Prishtinës.

Kujtojmë se tregu veror ka qenë i hapur veç një muaj, ndërsa “Verë N’Dimën” do të jetë i hapur veç 15 ditë më shumë, nga 1 dhjetori 2024 deri me 15 janar 2025.

Përveç në sheshin “Xhorxh Bush”, sivjet organizimi “Verë N’Dimën” do të zgjerohet edhe në Sheshin Zahir Pajaziti dhe atë “Skëndërbeu”

Edicioni i sivjetmë i “Verë N’Dimën” 2024/2025 do të organizohet nga Ndërmarrja ‘Sport Marketing’ me biznesin privat “Momo Entertaiment”.

Ndërmarrja ‘Sport Marketing’ ka publikuar një postim në rrjetet sociale dhe një video ku njofton për organizimin e “Verë N’Dimën” 2024/2025, ku ndër të tjera thotë se shtëpziat do të jenë të reja dhe dinjitoze për bizneset, si dhe do ketë programe kulturore, kënd për familje, aktivitete për të vegjëlit dhe patinazh.

“Kemi knaqësinë të ju prezantojmë projektin e sivjemë të edicionit “Verë N’Dimën” 2024/2025, projekt ky i planifikuar me shumë dashni dhe përkushtim, e i cili do e gjallëroj kryeqytetin dhe do i bashkoj qytetarët për festat e fundvitit. Shtëpiza të reja, moderne dhe dinjitoze për bizneset. Programe dhe performansa kulturore artistike, Këndi i familjes, me shume aktivitete për të vegjëlit tanë. Për herë të parë po e sjellim një Pistë Patinazhi dhe Carouseli’n ikonik të festave të fundvitit”, thuhet në njoftimin e ‘Sport Marketing.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.