Isak Neziri nga Serafim ka qenë i ftuar në forumin ekonomik të organizuar në Mynih nga Kanal10 në kuadër të emisionit “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Neziri ka thënë se diaspora ka potencial të madh për të investuar në Kosovë
Sipas tij, ky forum do të jetë një ndihmesë që të bashkohen shumë afaristë të cilët duan ta ndihmojnë Kosovën.
“Unë qe dy vite kam marrë iniciativë vetanake, pavarësisht se kemi fondacione të bizneseve në Gjermani. Mirëpo, po më duket që kjo iniciativa juaj do të jetë përfundimtare dhe vendimmarrëse për shumë afaristë që të bashkohen të cilët do të ndihmojnë Kosovën”.
Tutje ai ka thënë se ka marrë iniciativë që të rinjtë kosovarë mos ta lëshojnë vendin, por të kenë mundësi punësimi e zhvillimi në vend.
Kjo sipas tij, bëhet duke investuar diaspora në Kosovë.
“Ne së bashku do të bëjmë më shumë për Kosovën”, ka thënë Neziri. /GAZETA10/