Lajme

Nga kartela bankare e një personi janë bërë transaksione bankare pa autorizim, rasti po hetohet në Zubin Potok

Gazeta10
31 Tetor 2024 - 9:56

Një person ka njoftuar se nga kartela e tij bankare janë bërë transaksione duke kryer pagesa të ndryshme pa autorizimin e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 28.10.2024 rreth orëve 00:00 dhe 03:55 ne fshatin Çabër të Zubin Potokut.

Tutje bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe po hetohet i cilësuar si “Hyrje në sistemin kompjuterik”.

“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se nga kartela e tij bankare janë bërë transaksione duke kryer pagesa të ndryshme pa autorizimin e tij. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.