Lajme

Nis asfaltimi i rrugës Dragash – Brod

Gazeta10
23 Gusht 2024 - 14:40

Më 22 gusht ka filluar asfaltimi i rrugës Dragash – Brod.

Kështu u bë e ditur nga Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, teksa ka thënë se me asfaltimin e kësaj rruge do të mundësohet qarkullimi shumë më i lehtë i banorëve të zonës dhe të gjithë turistëve.

“Asfaltimi i rrugës Dragash – Brod. Që nga dje, ka filluar të shtrohet shtresa finale e asfaltit në rrugën Dragash – Brod. Rruga është me gjatësi 10 km, e cila do të mundëson qarkulkimin shumë më të lehtë të banorëve të zonës dhe të gjithë turistëve që vizitojnë këto vende me pejsazhet e jashtëzakonshme që ofron natyra e kësaj ane”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.