Një person dyshohet se është vrarë sot në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”, në Gjilan.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i ka thënë Express se rasti ka ndodhur rreth orës 13:52 dhe se vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi i emergjencës së spitalit të Gjilanit.
“Ju njoftoj se me datën 07.11.2024 rreth orës 13:52 kemi pranuar informacion se një person është i shtrirë skaj rrugës ”Mërgimtarët e Gjilanit” në qytetin e Gjilanit. Njësitet policore relevante kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes se bashku me një ekip nga emergjenca e spitalit të Gjilanit të cilët ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.”
Ai tha se “nga hetimet e para dyshohet se viktima shtetas i Kosovës i vitit të lindjes 1987 është qëlluar nga armë zjarri”.