Kronika e Zeze

Një 37-vjeçar nga Kosova gjendet i vdekur në një stacion të trenit në Francë

Gazeta10
03 Shkurt 2025 - 16:09

Një ngjarje tragjike ka ndodhur më 1 shkurt në Strasburg të Francës.

Mëngjesin e 1 shkurtit, policia gjeti trupin e pajetë të një kosovari.

Sipas mediave atje, bëhet fjalë për 37-vjeçarin S.Haxhiaj.

Raportohet se Haxhijaj, ishte duke fjetur në një strehë afër stacionit të trenit atje.

Mediumi lokal Rue 89 Strasbourg, shkruan se ai kishte më shumë se pesë vjet që jetonte në Francë.

Kishte një mik që e kalonte natën me të.

Ky i fundit vuri re trupin e tij të pajetë herët në mëngjes.

Sipas këtij mediumi lokal, një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Burri nga Kosova kishte bërë kërkesë për akomodim urgjent të premten, më 24 janar, në Pikën e Pritjes së Solidaritetit të SNCF, por që nuk kishte marrë përgjigje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.