Kronika e Zeze

Një 64-vjeçar dyshohet se e sulmoi seksualisht të miturën në autobusin e linjës 4 në Prishtinë

Gazeta10
10 Tetor 2024 - 8:29

Një rast i rënd dyshohet të ketë ndodhur në autobusin 4 të trafikut urban në Prishtinë, ku një i moshuar dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.

E mitura e ka denoncuar në Polici dhe i njëjti është identifikuar dhe prangosur.

Bëhet fjalë për Xh.F, 64-vjeçar – i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima bashkë me një dëshmitar e ka raportuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer se si u përballë me të dyshuarin, derisa ishte në autobus.

Sipas dëshmisë së saj, teksa i njëjti ka qenë i ulur në ulësen afër saj, e ka prekur në organin gjenital, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Përballë kësaj situate, viktima është larguar menjëherë dhe ka kërkuar që të dalë nga autobusi.

Pasi është siguruar prezenca e të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.