Lajme

“Njerëzit janë fut në parti veç me gjetë një vend të punës”| Ejupi – Hajzeraj: Lista e LVV-së shumë e varfër

Gazeta10
09 Janar 2025 - 0:11

Komentatorja politike Pranvera Ejupi-Hajzeraj, ka thënë se lista e Lëvizjes Vetëvendosje me kandidatë për deputet është shumë e varfër, pasi sipas saj, nuk ka pasur prurje të reja.

Ajo në emisionin “Adresa” me Arben Ahmetin, ka thënë se intelektualët nuk po duan më që t’i bashkohen partive politike, duke shtuar se njerëzit janë futur nëpër parti vetëm për ta gjetur një vend pune.

“Lista duket e varfër nuk ka pasur fare aderime edhe ato që kanë qenë nuk kanë qenë domethënëse njerëzit janë stepur, lista e LVV-së e kanë listën me të dobët, lista e LDK-së ka qenë goxha e mirë, po ashtu edhe e PDK-së, e AAK-së deri diku, për arsye se njerëzit po stepen, nuk po dojnë me me thënë i takoj kësaj partie, për arsye se ne sot, intelektualet por edhe çdo klasë, pavarësisht prej shkollimit ne po mundemi me mbijetu në sektorin privat, nuk po është e domosdoshme me qenë nëpër parti që me e pas një punë. Nga përvoja personale edhe pse e shkurtër njerëzit janë futur në parti vetëm për me e gjetë një punë”, ka thënë ajo. /Gazeta10/ 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.