Përfaqësues i fondit investiv gjerman BKI, Karl Heinze ka folur para mbajtjes së forumit ekonomik në Mynih të organizuar nga Kanal10 në kuadër të emisionit “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Heinze ka treguar edhe pse po investon në Kosovë.
“Më kanë pyetur shpeshherë: pse po investon në Kosovë? Kam treguar disa arsye, dhe i kam përsëritur ato disa herë tashmë. Kam pasur kërkesa të tjera më vonë: a mund të na ndihmosh, a njeh dikë në Kosovë, a mund të na ndihmosh të gjejmë çfarë na duhet? Gjithmonë përpiqemi të minimizojmë të gjitha sfidat e mundshme dhe ndoshta të gjejmë një kompani që të shikojë nga afër mundësitë. Është e rëndësishme që të shikojmë dhe të kuptojmë mundësitë që ekzistojnë për të investuar atje. Besoj se, edhe pse kërkon kohë dhe përpjekje, mund të arrijmë diçka. Kompanitë gjermane, pavarësisht shërbimit që ofrojnë, kanë mundësinë të bëjnë ndryshime. Po ashtu, nga Kosova për në Gjermani dhe anasjelltas, është e rëndësishme të gjejmë kompani që mund të shesin produktet e tyre në të dyja vendet. Ky është detyra jonë dhe do të punojmë për këtë. Nuk do ta arrijmë menjëherë, por do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi”, ka thënë ai. /GAZETA10/