“Nuk pres vota nga besimtarët”, ka deklaruar kështu kreu i PSD-së, Dardan Molliqa në Politiko, teksa është diskutuar edhe çështja e besimit.
‘Edhe kur e kemi mbështet të drejtën e shamisë. Unë nuk pres vota prej besimtarëve për këtë çështje. Në Kosovë ka edhe islamofobi edhe islam politik. Unë e kam prpblemin e dyfishtë këtu. Janë do që i mohojnë këto. Unë mendoj që të dyja janë të dëmshme. Unë njoh hoxhë e priftërinjë. Kam vizituar kisha e xhamia. S’më kap siklet as nga zani i hoxhës në xhami e as nga këmbanat”, tha më tej Molliqaj në Politiko. /Gazeta10