Lajme

Nol Nushi ndalohet nga policia në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut: Molliqaj me reagim

Gazeta10
15 Janar 2025 - 19:41

Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate ka reaguar në Facebook, duke treguar fillimisht se është ndaluar nga Policia aktivisti Nol Nushi, në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut.

Sipas Molliqajt ai u ndalua në lidhje me aktivitetet e tij të vitit 2016, por pyetja që kryetari i PSD-së ka, është kjo: Si u bë që gjetën kufirin për ta penguar e arrestuar? Nga kush ky urdhër?

E plotë:

Është ndaluara nga policia në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut, Nol Nushi, Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së.

Noli çdo ditë është në Prishtinë, banesë e zyrë. Si u bë që gjetën kufirin për ta penguar e arrestuar? Nga kush ky urdhër? Ky stil arrestimi ka veç një shpjegim: lodhja e aktivistëve. Kjo metodë përherë këtë funksion ka pasur. Nuk bëhet fjalë për këmbënguljen e drejtësisë.

Në ndërkohë që Noli është ndaluar për një rast të vitit 2016, sa ishte aktivist në VV, nuk kemi dëgjuar raste të aktivistëve që janë në VV të jenë ndaluar a penguar.

Kërkojmë lirim të menjëhershëm, si dhe hetim të këtyre veprimeve arbitrare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.