Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Numërohen 40% e votave, 10 kandidatët për deputetë më të votuar në VV, PDK, LDK dhe AAK

Gazeta10
09 June 2026 - 19:05

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga numërimi i 40% e votave të kandidatëve për deputetë.

Votat janë nga 1008 vendvotime prej 2 mijë e 498 sa janë gjithsej.

Nga Lëvizja Vetëvendosje më i votuari është Albin Kurti me mbi 92 mijë vota, shkruan Reporteri.net.

Pas tij renditen Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Mimoza Kusari Lila, Hajrulla Çeku dhe Ejup Maqedonci.

Tek PDK prin Bedri Hamza, me rreth 44 mijë vota.

Lista vazhdon me Përparim Grudën, Arian Tahirin, Uran Ismailin, Sala Jasharin, Vlora Çitakun, Ganimete Musliun, Arben Mustafën, Mërgim Lushtakun dhe Enver Hoxhaj.

Në LDK e para renditet Vjosa Osmani me mbi 29 mijë vota.

Osmani pasohet nga Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj dhe Lutfi Haziri.

Në AAK ndërkohë prin Ardian Gjini me rreth 15 mijë vota.

Lista vazhdon me Ramush Haradinajn, Daut Haradinajn, Besnik Tahirin, Bekë Berishën, Burim Ramadanin, Time Kadriajn, Agim Çekun, Arbër Tolajn dhe Albana Bytyqin.

Në nëntë Qendra Komunale të Numërimit është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të partive.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka deklaruar se procesi është përmbyllur në Junik, Han të Elezit, Partesh, Mamushë, Zubin Potok, Zveçan, Kllokot dhe Novëbërdë.

Qendrat Komunale, të cilat kanë përmbyllur procesin e numërimit dhe verifikimit, do të dorëzojnë materialin zgjedhor në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.